E pozicionuar në rrugën kryesore (unazë) ajo është pjesë e një prej zonave më të gjalla të Tiranës. Vetëm 2 km nga qendra e qytetit dhe 1.4 km nga Pazari i Ri, në një zonë e cila ofron te gjithë shërbimet e nevojshme për rezidentët si shkolla, qëndra sipitalore, supermarkete, banka, palestra etj.
Rezidenca është lehtësisht e aksesueshme me këmbë, transport publik apo automjet. Afërsia me rrugën kryesore dhe qendrën e Tiranës e bën Rezidencën Progeen 2 shumë të përshtatshme për ambiente zyrash, apo klinikash (prej afërsisë me QSUT).
Shtëpi e freskët në verë dhe e ngrohtë në dimër. Termoizolimi në rezidencën Rainbow realizohet nga një ndërthurje sistemesh inxhinierike të cilat së bashku arrijnë efikasitetin më të lartë.
Puset teknike individuale eliminojnë qarkullimin e aromave ndërmjet apartamenteve prej tubave të ajërimit të kuzhinës apo të tualeteve.
Progeen është nje shoqëri e re në fushën e ndërtimit. Stafi i kompanisë përbëhet nga profesionistë me përvojë të gjatë e të shkëlqyer në fushën e ndërtimit në vend. Vlerat kryesore të Progeen janë profesionalizmi dhe marrëdhënia solide e besueshmërisë me bashkëpunëtorët dhe klientët e saj, duke i përfshirë në çdo hap të suksesit e arritjeve të saj.