E pozicionuar në rrugën kryesore (unazë) ajo është pjesë e një prej zonave më të gjalla të Tiranës. Vetëm 2 km nga qendra e qytetit dhe 1.4 km nga Pazari i Ri, në një zonë e cila ofron të gjithë shërbimet e nevojshme për rezidentët si shkolla, qendra sipitalore, supermarkete, banka, palestra etj.
Zona është lehtësisht e aksesueshme me këmbë, automjet apo transport publik.
Progeen është nje shoqëri e re në fushën e ndërtimit. Stafi i kompanisë përbëhet nga profesionistë me përvojë të gjatë e të shkëlqyer në fushën e ndërtimit në vend. Vlerat kryesore të Progeen janë profesionalizmi dhe marrëdhënia solide e besueshmërisë me bashkëpunëtorët dhe klientët e saj, duke i përfshirë në çdo hap të suksesit e arritjeve të saj.