Detajet Teknike

You are here

Teknologjia e Ndërtimit

Shtëpi e freskët në verë dh​e e ngrohtë në dimër.

 

Termoizolimi

Termoizolimi në rezidencën Progeen 2 realizohet nga një ndërthurje sistemesh inxhinierike të cilat së bashku arrijnë efikasitetin më të lartë.

Fasada e ventiluar e ndërthurur me sistemin kapotë, muratura e dyfishtë është aplikuar me një shtresë leshi-guri të dendur për izolimin akustik ndërmjet apartamenteve dhe njëkohësisht i shtohet sistemit të termoizolimit duke shmangur humbjet ndërmjet apartamenteve.

Sistemi Kapotë

Sistemi kapotë i kombinuar me fasaden e ventiluar mundëson kushte shumë të larta të izolimit termik duke iu mbivendosur sistemit struktural me tullë. Muret e dyfishtë me tullë termike me një shtresë termoizoluese prej leshi guri sigurojnë izolimin termik ndërmjet apartamenteve dhe hapësirave të përbashkëta.

Dyert & Dritaret

Dritaret plastike me dopio xham termik 6mm, të mbushura me gaz argon 90%, me profile plastikë ose alumin termik 70 mm kanë koefiçent shumë të ulët të përcjelljes termike. Dyert e jashtme të apartamenteve janë të mbushura me një shtresë leshi guri të dendur për izolim më të mirë.


Izolimi Akustik

Rehatia është e lidhur ngushtë me qetësinë e privatesinë. Muratura e dyfishtë me një shtresë lesh guri ndërmjet apratamenteve është aplikuar për izolim akustik maksimal. Gjithashtu aplikohet dyshemeja notuese me një membranë për izolimin e zhurmave që transmetohen nëpërmjet soletës, kolonave dhe elementëve të tjerë strukturorë.

Sistemi i izolimit akustik synon eliminimin e zhurmave deri ne nivelin 70 dBA(decibel). Kompania ka përdorur një sërë zgjidhjesh inxhinierike për të adresuar tipet e ndryshme të zhurmave si më poshtë.

 

 

Zhurma ajrore të jashtme të quajtura ndryshe “zhurmat e rrugës” që vijnë nga hapësirat e jashtme publike. Izolim i murit të jashtëm perimetral të tullës me sistem kapot dhe përdorimi i vetratave dhe dritareve dopio xham me koeficient të ulët të përcimit të zerit si edhe aplikimi i detajeve inxhinierike reduktojnë zhurmat e rrugës deri në 60 dBA.

Zhurmat ajërore të brendshme si zëri i lartë i radios, televizorit, muzikës, bashkëbisedimit janë zhurma që vijnë nga apartamentet e tjera ngjitur. Kriteret kryesore për izolimin e këtyre zhurmave janë ngurtësia e mureve dhe përdorimi i materialeve zë-absorbuese. Muret ndarëse ndërmjet apartamenteve dhe hollit të përbasthkët janë mure notues të dyfishtë me lesh guri zë-izolues në mes të izoluar nga elementët strukturorë të godinës.

Zhurmat nga paisjet e shërbimit si ashensori, transformatori, motorrët e kondicionerëve, pompat e ujit etj jane gjithashtu trajtuar nga kompania. Të gjitha pajisjet e shërbimit janë të montuara në vende të posaçme dhe të gjitha instalimet bëhen duke respektuar udhëzimet e prodhuesit për të arritur nivelin më të ulët të zhurmave. Tubacionet e furnizimit me ujë dhe shkarkimeve janë të vendosura në puse të posaçme dhe të izoluara me një shtresë lesh guri. Gjithashtu dyert e jashtme të apartamenteve kanë një mbushje zë-izoluese dhe guarnicione të cilat minimizojnë zhurmat që vijnë nga hapësirat e përbashkëta branda godinës.

Zhurma impakti që perceptohen si goditje apo vibrim të cilat vijnë nga lëvizje mobiljesh, ecje me taka, rrëzim objektesh etj. Dyshemeja notuese e aplikuar në Rezidencën Progeen 2 konsiston në një shtresë 6cm penobetoni poroz me veti të mira zë-izoluese (shtresë e cila përmban edhe tubat elektrik/hidraulik), një membranë zë-izoluese, një shtresë të varfër 5 cm dhe shtresën pllaka/parket. Aplikimi i detajeve inxhinierike bën të mundur që shtresat zë-izoluese të mbulojnë më së miri në mënyrë efikase të gjithë ambjentet. Gjithashtu membrana zë-izoluese izolon pikat e takimit mes soletës, mureve dhe kolonave.


Detaje të Tjera

Ventilimi Individual

Në në rezidencën Progeen 2, çdo apartament është pjesë e një sistemi të pavarur ventilimi në banjo dhe kuzhina për të mënjanuar erërat e pakëndshme që vijnë nga apartamentet e tjera apo hapësirat e përbashkëta.

Hapësira teknike të mirë-organizuara

Hapësirat teknike të rezidencës Progeen 2 janë të mirë-organizara në hapësirat e posaçme për  mirëmbajtje optimale. Rezidenca ka një sistem hidraulik me një rezervë uji sanitar të përbashkët me autonomi 3 ditore prej rrjetit shpërndarës të UKT. Gjithashtu ajo ka sistem anti-zjarr me depozita rezervë dhe hidrantë për çdo emergjencë të mundshme. Gjithashtu kafazi i shkallëve është i projektuar për evakuim emergjence të shpejtë, ventilimin e tymërave dhe hyrjen e ajërit të freskët në raste emergjence. Godina gjithashtu është e pajisur me gjenerator rezervë për funksionimin e ashensorit dhe ndriçimit në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike.

Ndriçim natyral & diellëzim optimal

Çdo dhomë e secilit apartament të rezidencës Progeen 2 është e ndriçuar mjaftueshëm falë vetratave të bollshme. Godina ka dritare në të gjitha faqet e saj duke shfrytëzuar më së miri diellëzimin natyral. Gjithashtu distanca nga objektet e tjera përreth saj është e mjaftueshme për të lejuar diellëzim optimal gjatë gjithë vitit.

 

Aksesi

Godina ka akes për personat me aftësi të kufizuar nëpërmjet rampave, hapësirave të posaçme të  parkimit etj.

Parkimi

Rezidenca ka 2 kate parkim me akses në me ashensor. Postet e parkimit ofrohen me cmim preferencial për banorët e Progeen 2.

 

Kërko

NR
Kati
Tipi
Sipërfaqja
Orientimi
Çmimi
Preferencat

Ndërtuesi

Progeen është nje shoqëri e re në fushën e ndërtimit. Stafi i kompanisë përbëhet nga profesionistë me përvojë të gjatë e të shkëlqyer në fushën e ndërtimit në vend. Vlerat kryesore të Progeen janë profesionalizmi dhe marrëdhënia solide e besueshmërisë me bashkëpunëtorët dhe klientët e saj, duke i përfshirë në çdo hap të suksesit e arritjeve të saj.

Lexo më shumë